+355 68 808 0007

Kontakt

Flasim kur të duash.

Shkruaj në WhatsApp, telefono ose eja në showroom. Përgjigjemi në shqip, anglisht dhe italisht.

Showroom

Eja në showroom dhe provoje vetë.

Shiko makinat nga afër, ulu brenda dhe bëj një test drive. Ekipi ynë të ndihmon të zgjedhësh dhe të shpjegon porosinë hap pas hapi.

Flux Fusion Corner showroom, Tiranë

Kërko ofertë

Si të të kontaktojmë?

Kërkesa hapet në WhatsApp, gati për t'u dërguar.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të qarta.

A paguaj doganë ose TVSH?

Jo. Për makinat elektrike nuk ka doganë dhe as TVSH në Shqipëri. Çmimi që të japim është në EUR dhe përfshin transportin deri në Tiranë.

Sa zgjat porosia nga fabrika?

Rreth 30–60 ditë, sipas markës. Sapo makina niset, merr një link personal për ta ndjekur live.

Si funksionojnë 3 mënyrat e pagesës?

Çdo makinë ka tre çmime finale: paguan 100%, 50% ose 30% në porosi dhe pjesën tjetër sipas kontratës. Sa më shumë paguan në fillim, aq më i ulët është çmimi total.

A mund ta shoh dhe ta provoj makinën?

Po. Eja në showroom në Tiranë për ta parë nga afër dhe për test drive. Na shkruaj në WhatsApp që ta kemi gati makinën që të intereson.

Çfarë vjen me makinën?

Dy karikues (3,5 kW dhe 7 kW), dy çelësa dhe tapete. Regjistrimi me targa dhe dokumente është opsional, €150.

Sa kohë vlen çmimi?

Çmimet e fabrikës ndryshojnë, ndaj oferta jote vlen 7 ditë dhe konfirmohet me shkrim para pagesës.